Flash News

Ditari i Opozitës

Në garë për 14 majin, Këlliçi dhe Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit

Në garë për 14 majin, Këlliçi dhe Boçi

Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi kanë dorëzuar zyrtarisht sot në Kuvend mandatin e deputetit. Boçi dhe Këlliçi do të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Këlliçi është kandidat i BF për Bashkinë e Tiranës, ku do të garojë përballë Erion Veliajt i cili edhe këtë herë do të përfaqësojë socialistët.

Ndërsa, Boçi do të garojë për kreun e Bashkisë së Elbasanit. Pas dorëzimit të mandatit, pritet të vijojnë procedurat ligjore për zëvendësimin e tyre në Kuvend. 

Të fundit