Flash News

Ditari i Opozitës

Në garë për Bashkinë e Durrësit apo përballë Bashës? Ardian Muka: Ata që kanë ‘humbur rrugën’ do na bashkohen me votë

Në garë për Bashkinë e Durrësit apo përballë

Ardian Muka, është kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Muka u pyet nëse ndihet si kandidat i PD apo kandidat i Sali Berishës, i cili përfaqëson koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Jam kandidati i Partisë Demokrate të vërtetë, që në 11 dhjetor bëri zgjedhjen e saj në Kuvendin e PD. Ndihem demokrat brenda meje”, tha Muka.

Kandidati Muka u pyet nëse garon për drejtimin e bashkisë së Durrësit, apo është në garë mes opozitës.

“Kam hyrë në garë për të fituar bashkinë e Durrësit, jo unë por ne si qytetarë. Bashkia e Durrësit ka nevojë për vizion. E djathta kam besim se pjesa tjetër ka humbur rrugën do na bashkohet me votë. Ne i ofrojmë qytetit zgjidhjen”, tha Muka.

Të fundit