Flash News

Ditari i Opozitës

Në garën e Primareve, Tabaku: Ky proces do të shërbejë që të jemi më gati përballë kundërshtarit

Në garën e Primareve, Tabaku: Ky proces do të shërbejë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku është pjesë e garës së Primareve brenda PD,  procesi përmes të cilit do zgjidhen kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 11 majit. 

E ftuar në News 24, Tabaku se nëse kjo garë do të jetë e ndershme dhe nuk e përçan partinë, i bën mirë PD-së.

"Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryesisë, kam thënë të njëjtën fjali, nëse gara është e shëndetshme dhe nuk krijon përçarje i bën mirë PD-së. Jam pjesë e listës së primareve dhe duke kontaktuar ccdo ditë anëtarët, strukturat e partisë dhe më duhet edhe mua në fakt për veten time por edhe për kontaktin e vazhdueshëm që kam me struktura. Nuk e shoh si moment përccarje, por si një fazë që duhet të kalojë për të kaluar te gara me kundërshtarin. 

Faza e parë e fushatës së PD është diaspora. Së dyti është programi i PD që po lanccohet. Të dielën u prezantua programi i ekonomisë dhe kjo është për zgjedhjet. Dhe pjesa e tretë është shkundja për PD-në, një rigjallërim, pa e paragjykuar, unë kam besim te demokratët, dinë të ngrihen në këmbë në momente të vështira. Ky proces do të kalojë dhe do të shërbejë që të jemi më gati përballë kundërshtarit", tha Tabaku. 

Të fundit