Flash News

Ditari i Opozitës

“Në Itali triumfuan të ndarë”, Dashamir Shehi: Duket paradoks, por opozita do fitojë

“Në Itali triumfuan të ndarë”, Dashamir Shehi: Duket

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet i bindur se opozita do fitojë në zgjedhjet e 2025.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai solli si shembull Italinë ku siç tha fituan të ndarë.

“Unë them që opozita fiton, në Itali fituan të ndarë, duket si paradoks politik. Unë bashkohem me atë që mbart ca probleme me vete,  unë ftoj shqiptarët e rregullt mirë se të vini. Hajdeni, po bëjmë një trajektore ndryshe, puqemi pas zgjedhjeve sipas raportit të forcave që kemi bërë. Kur themi bashkohemi kemi parasysh që ka plot njerëz që nuk janë as me Bashën as me Berishën.

Edhe konfederata përfundoi në Rithemelim, që të jemi realist. Kjo është një mënyrë për të marrë të gjithë lojtarët që kanë një pavarësi në fushë dhe t’i fusim te kjo bluza këtu.

Dhe konfederata nuk ka sjellë lirinë, por rreshtoi shumicën këtu, ndaj nuk më pëlqen dhe i ftoj të bëjmë një rrugëtim të ri”, tha Shehi.

 

 

Të fundit