Flash News

Ditari i Opozitës

‘Ne jemi armiq’, Hajdari: Berisha ia bëri të qartë Ramës se me të s’mund të bëjë pazare

‘Ne jemi armiq’, Hajdari: Berisha ia bëri të qartë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari ka komentuar protestën e 7 korrikut dhe deklaratat e kryetarit të PD, Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv sipas Hajdarit, kur Berisha i tha Ramës se ‘ne jemi armiq’, dha një mesazh shumë domethënës. Hajdari deklaroi se Berisha i bëri të qartë Ramës se me të s’mund të bëjë pazare.

"I thotë që s'do kemi kurrë pazare me njëri-tjetrin. Ka njerëz që kanë luftuar kauzat e tyre në sheshe.

Janë thirrur gjithë ato njerëz për të ndryshuar situatën e tyre, ekonominë, arsimin. Në fund të ditës, ato që janë ulur në tryeza kanë bërë pazare.”-tha Hajdari.


 

Të fundit