Flash News

Ditari i Opozitës

Në koalicion me PD-në, Meta nga burgu: Çdo anëtar i PL do kontribuojë për shkuljen nga themelet të narkoshtetit

Në koalicion me PD-në, Meta nga burgu: Çdo anëtar i PL do

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu, pas marrëveshjes së koalicionit mes PD-së dhe Partisë së Lirisë.

Në rrjetet sociale, Meta shkroi se çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur. 

"Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës “Partia Demokrarike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.
U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre.

Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të sjellë Ndryshimin. FITORE!", shkruan Meta. 

Të fundit