Flash News

Ditari i Opozitës

“Në lojë është shkretimi ynë si komb”, Berisha: Rama i thur himn Vuçiç-it. Turqit i kemi miq por nordin e kemi në BE

“Në lojë është shkretimi ynë si komb”,

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Beratit në sajë të garës së 22 majit për kreun e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës që mbajti, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama se po pengon procesin e integrimit të vendit në BE, pasi se sëbashku me Presidentin Vuçiç shpikën Ballkanin e Hapur për të përhapur më shumë ndikimin e Serbisë në rajonin tonë.

 Sipas Berishës, edhe me turqit shqiptarët janë miq, por sytë e tyre janë drejt perëndimit.

“Turqit i kemi miq po nordin e kemi në Bruksel, aty është shpirti ynë, ajo është doktrina jonë perëndimore. Për Ramën sharlatan, i papërgjegjshëm para një jave tha në Bruksel se po nuk u hapën negociatat do shoh të ndryshoj drejtimin e vendit sikur e ka plaçkë të veten.

Vokacionin tonë e paska në dorë një aventurier që nuk ka normë në sjellje.

I thur himn Vucicit, ai nuk njeh gjenocidin në Bosnje që Europa nuk e kapërdin kurrë. E kanë sanksionuar dy gjykata ndërkombëtare.

Ai lidhet me Rusinë e Kinën, por ne pse të ndjekim vallen e tij? Ballkani i Hapur nuk përshtat me integrimin, është projekt i Serbisë, për të dalë në Adriatik.

Nuk kam gjë me importet serbe por s’jam dakord me qëllimet e tyre sepse dy kanë qenë ambiciet ruse, Dardanelet dhe Adriatiku. Në lojë është qenia jonë, shkretimi ynë si komb. Nëse na ikin cdo vit qytetarët, të rinjtë, nuk do kemi të ardhshme. Shto borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme. Ne po rrënohemi, si parti po shkojmë drejt agonisë, por edhe si shoqëri. Nuk duhet të pajtohemi. Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit