Flash News

Ditari i Opozitës

Në makinë me Metën kur u arrestua, dëshmitari okular: Nxorën armën e thanë ‘Hajdeni me ne’!

Në makinë me Metën kur u arrestua, dëshmitari okular:

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, i cili ndodhej në automjet me ish-presidentin Ilir Metën kur u arrestua ka rrëfyer momentin kur i ndaluan agjentët e BKH-së tek Kthesa e Kamzës mesditën e sotme.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se ndaloi shpejtësinë e mjetit për shkak të trafikut, kur vuri re një makinë që po i afrohej.

Ai theksoi se efektivët pa uniforma i drejtuar armët dhe i thanë “hajdeni me ne”, ndërsa shtoi se mendonin se do t’i rrëmbenin.

Po vinim drejt Tiranës u bllokua rruga dhe trafiku, ula shpejtësinë e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej, sepse kam punuar me sigurisë, na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën.

“Hajdeni me neve”. Menduam se na bënë akt, iu terrorizuam. Na shoqëruan në Komisariat, nuk bëjnë asnjë veprim sepse prisnin urdhër nga lart nga Rama dhe Dumani. Nuk kishim asnjë vendim për të na ndaluar”, tha Sekretari Organizativ.

Të fundit