Flash News

Ditari i Opozitës

Në mbështetje të Binajt, Salianji me banorët e Kombinatit: Kërkojnë zgjidhje, jo mashtrime

Në mbështetje të Binajt, Salianji me banorët e Kombinatit:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me qytetarët në zonën e Kombinatit.

Në një postim në Facbook, Salianji ndau pamje nga rruga “Konferenca e Pezës” e cila prej 9 vitesh është kthyer në nj ëvendgrumbullim mbeturinash, për të cilën bashkia hesht.

Në mbështetje të kandidatit të pavarur Florian Binaj, Salianji shprehet se banorët e Kombinatit kërkojnë siguri dhe jo mashtrime.

“Banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat janë dëshmitarë prej 9 vitesh të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe bashkisë së tij!

Çdo ditë shohin propagandën e fasadës, ndërsa jetojnë mes mbeturinave, erës së rëndë dhe një grope të madhe që është rrezik për jetën e qindra banorëve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje!

Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit!

Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja.

Me #Florian Binaj”, shkruan Salianji.

Të fundit