Flash News

Ditari i Opozitës

Në mbështetje të blegtorëve, Dashnor Sula derdh qumështin tek shkallët e Kuvendit

Në mbështetje të blegtorëve, Dashnor Sula derdh

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka zgjedhur të protestojë në mënyrën e tij në mbështetje të blegtorëve të cilët kërkojnë një zgjidhje nga qeveria për kostot e larta.

Me bidona me qumësht në duar, Sula tha për mediat se është koha që qeveria të kthejë sytë nga fermerët dhe në mënyrë simbolike për të mbështetur ata, e derdhi qumështin në shkallët e Kuvendit.

Sula: Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Milion euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera. Në mënyrë simbolike qumështin do ta derdh në dyert e Kuvendit për të kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga fermerët.

Të fundit