Flash News

Ditari i Opozitës

"Në PD nuk ka anti-berishist", Hoxha: Basha po ashpërsohet se sheh që po i ikën karrigia

"Në PD nuk ka anti-berishist", Hoxha: Basha po ashpërsohet

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisander Hoxha ka shprehur nevojën e PD për rithemelim. Hoxha është ndër demokratët që ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, aksionin e të cilit nuk e konsideron për ambicie personale.

Ai shtoi se Berisha ka një program politik që synon ringritjen e PD. Hoxha u shpreh për “Breaking” se Basha e vodhi mandatin e kryetarit, ndërsa ka nënvizuar se ai është bërë i ashpër për shkak të rrezikut që ndjen.

“Partia Demokratike duhet të rithemelohet. Basha po bën betejën e tij edhe pse ai e di që e ka të humbur. Basha vodhi mandatin e kryetarit të Partisë, por më mirë vonë se kurrë. Duhet katarsis brenda partisë. PD ka nevojë të hapet me rregulla të qarta. Opozita qytetare duhet të jetë larg modelit Basha.

Berishën do e votoja se jam i bindur që ka një program politik për të rindërtuar PD, nuk e bën më për ambicie personale, se ka qenë në të gjitha postet. Nuk bëj pjesë te ai grupi që thonë: obobo po vjen Berisha. Në PD nuk ka anti-berishist. Basha sa më të rrezikuar e sheh karrigen e tij, aq më shumë ashpërsohet”, tha ai.

Të fundit