Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
"Në Selanik përmendi Sali Gjukën", Berisha: Mbesa e tij e kapi me presh në dorë Lindën, por Rama e shkarkoi
Berisha: U përpoq sot në Selanik, të bëjë aty një leksion historie.
Përmendi një emër, përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. A e dini ju o miq se mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut.
I kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Laj gojën ti Edi Rama kur të përmendësh Sali Gjukën, laje gojën, hajdut.
Përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë.
Dëgjoni miqtë e mi, i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori.
Lexo mor i zi. Por s’të bën përshtypje shitja dhe blerja ty, se shitesh e blihesh me klientin e parë.
I thuri himn Hasan Pashë Mesaresë, që dokumentet greke tregojnë sa verdhushka mori dhe sa e blenë.
Këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun.