Flash News

Ditari i Opozitës

"Në seli ka persona të armatosur"/ Policia i kërkon PD-së pamjet e kamerave të sigurisë

"Në seli ka persona të armatosur"/ Policia i kërkon

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje pas denoncimit të deputetit demokrat Belind Këlliçi. Ky i fundit deklaroi më herët se në selinë e PD ka persona të armatosur dhe se i kishin vjedhur sendet personale.

Nisur nga kjo, policia i ka kërkuar PD pamjet filimike të kamerave të sigurisë. Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, ato nuk janë dorëzuar deri më tani dhe pritet të administrohen zyrtarisht.

“Tani që ne flasim bashkë ka njerëz të armatosur brenda. Të shkohet në PD dhe ka njerëz të paguhen për të qëndruar në PD. Unë kam shkuar në policinë e shtetit pasi më kanë vjedhur materialet e mia personale. Di që këta persona rrinë brenda godinës së PD, brenda mureve. Ata rrinë me kapuç dhe  maska. Le të rrinë edhe 4 ditë", ka deklaruar Këlliçi.

Të fundit