Flash News

Ditari i Opozitës

Në SPAK për ÇEZ-DIA, Meta flet pas dëshmisë: Çështje që diktohet politikisht nga Rama

Në SPAK për ÇEZ-DIA, Meta flet pas dëshmisë:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me çështjen ÇEZ-DIA.

Për mediat Meta ka thënë se u pyet si një persona që ka pasur dijeni për çështjen. Kreu i PL tha se çështja është rihaput nga qeveria Rama për të mbuluar skandalet.

“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.

Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë”, tha ai.

Të fundit