Flash News


Ditari i Opozitës

“Ne të dy jemi armiq”, Berisha mesazh Ramës nga protesta: Ti do vetëm pushtetin, ne lirinë. Gabim që sot ia mbathe

“Ne të dy jemi armiq”, Berisha mesazh Ramës nga protesta:

Kreu i PD, Sali Berisha i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama nga protesta kombëtare që mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’.

Gjatë fjalës që mbajti, Berisha e cilësoi Ramën një armik dhe se i ka ditët e numëruara në pushtet.

Berisha: Ju erdhët nga të 4 anët se ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë. Shqipëria është në rrezik. ishte kushtrimi që ju ngriti në këmbë për të ta shpëtuar.

Jeni sot këtu se nuk pranoni më që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të lirive dhe të drejtave të dhunuara. 32 vite më parë kur themeluam partinë e parë opozitare diktatori i fundit kishin në duart e veta të gjitha pushtete. Sot pasardhësi i tyre Edi Rama ia mbathi megjithëse ka të gjitha pushtet, ka vendosur monizmin e plotë sërish ia mbathi e do ia mbathë. Kohërat e tij janë të numëruara.

I them Ramës, ne të dy sot jemi armiq, sepse ti ke për ideal pushtetin, vetëm pushtetin, kurse unë me këta burra e gra kemi ideal lirinë. Jemi armiq sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, të varfëruar qytetarët, kurse unë dhe këta qytetarë sot e duan lirinë . Jemi armiq, sot ia mbathe, gabim ke bërë, ke blinduar dyert, gabim ke bërë. ne nuk veprojmë pabesi, kur të themi mbathja do t’ja mbathësh. Së dyti, mos harro i mjerë se me forcën e idealeve tona shpojmë cdo blindë, asgjë nuk na ndal në përpjekjen tonë për liri. Rama je problem i madh i lirisë së shqiptarëve sepse je në pushtet me vonë  e vjedhur, të përgjakur e të blerë.

Pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve. Ke shkelmuar dinjitetin e shqiptarëve që u blen votën pasi i varfëron, me banda e vrasje.

Jemi sot për tu betuar para flamurit të kombit, mos luaj me votën se jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë të bëjmë cdo sakrificë që burrat e gratë të votojnë me dinjitet e të lirë.  

 

Të fundit