Flash News

Ditari i Opozitës

Në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha mbërrin në SPAK

Në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha mbërrin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e kësaj të hëne në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje". Berisha shoqërohet nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, ndërkohë që vetë kreu i PD-së i ka quajtur akuzat dhe procesin ndaj tij si të orientuar politikisht. 

Të fundit