Flash News

Ditari i Opozitës

Negociata Basha-Rama për “Zgjedhoren”? Korreshi publikon foton: Pazaret bëhen kafeve, japin besën ta mbajnë peng

Negociata Basha-Rama për “Zgjedhoren”? Korreshi publikon foton:

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një foto ku shfaqet Enkelejd Alibeaj dhe një tjetër person që largohet i cili pretendon se është përfaqësues i Partisë Socialiste.

Në Facebook, krahas fotos, Korreshi shkruan se pazaret mes Bashës dhe Ramës për Reformën Zgjedhore bëhen në kafene, duke i dhënë besën njëri-tjetrit se do të mbajnë peng bashkarisht reformën.

“Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.

Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.

Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë””, shkruan Korreshi.

Prej ditësh po përflitet se PD e Bashës po negocion me PS-në për reformën, edhe pse Alibeaj e ka mohuar.

Sot, ministrja e maxhorancës Elisa Spiropali deklaroi se PS nuk ka përse të negociojë me opozitën për një reformë zgjedhore, që ajo tha se është publike.

Të fundit