Flash News

Ditari i Opozitës

Negociatat, Duma evidenton 'faktet': Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës e lanë Shqipërinë jashtë pragut të Europës

Negociatat, Duma evidenton 'faktet': Dështimet e

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar lidhur me mospasjen e një date për nisjen e bisedimeve për Shqipërinë ne BE. Ajo ia faturon si dështim  kryeministit Edi Rama.

Duma evidenton disa problematika si Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore që sipas saj, mbyllën derën e integrimit të vendit.

Postimi i plotë:

Pa zgjedhje të lira nuk ka hyrje në Europë!

Kodi zgjedhor i njëanshëm dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, bënë t’ia përplasin derën në fytyrë Ramës.

Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës.

Negociatat u shtynë!

Shqipëria vonohet në histori.

Shqiptarët largohen e lënë vendin.

Shkaktari, mëkatari, feston si një Judë dështimin si sukses!

 

 

 

Të fundit