Flash News

Ditari i Opozitës

Negociatat me aleatët në prag të 14 majit, Berisha: Po ecin shumë mire, kemi mirëkuptim të plotë!

Negociatat me aleatët në prag të 14 majit, Berisha: Po ecin

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se ka mirëkuptim të plotë me aleatët në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas takimit me kreun e Partisë Agrare Ambintaliste, Berisha deklaroi se negociatat po ecin shumë mirë, por nuk dha detaje.

“Kemi pasur mirëkuptim të plotë dhe po ecin shumë mirë negociatat me aleatët tanë,”- theksoi Berisha në një prononcim të shkurtër për Euroneës Albania.

Kujtojmë se paraditen e sotme, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë Sali Berishës. Nuk dihet se çfarë ëshët diskutuar mes tyre, por Duka ka qëndruar për disa orë në selinë blu.

Takimi vjen pasi Berisha deklaroi se do të futen në zgjedhjet e 14 majit si koalicion.

 

 

 

Të fundit