Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Negociatat në selinë blu, ç’kërkojnë Idrizi e Mediu pasi Basha mbylli marrëveshjet me tre nga aleatët
Grupi negociator i mandatuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, i përbërë nga Edi Paloka, Gazment Bardhi dhe Alred Rrushaj nuk kanë mbyllur ende marrëveshjen me aleaten tradicionale të PD, Partinë Republikane.
Deri tani, kryedemokrati Basha është dakordësuar me Agron Dukën, kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, i cili do të renditet i treti në listën PD-së në Durrës.
Pas tij, edhe PDK ra dakord që kryetari Nard Ndoka të jetë pjesë e listës së sigurt të Shkodrës, ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi do të jetë në listën e Tiranës.
Negociatat vazhdojnë të jenë të pambyllura me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, republikanët e Fatmir Mediut, dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules.
Në një intervistë për News24, Shpëtim Idrizi shprehet se për të qenë marrëveshje sa më të pranuara nga palët, duhet që të respektohet pesha specifike e secilës parti në zgjedhje.
“Në negociata duhet të na udhëheqë qëllimi i përbashkët kundrejt Ramës. Të respektohet pesha specifike e partive politike në zgjedhje”,- tha ai.
Kreu i PDIU, shprehet gjithashtu se këto negociata janë të vonuara, dhe se tashmë opozita duhej të ishte në marrëveshje me qytetarët. Idrizi shprehet se kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese, ku Rama qëllimisht kërkon që të fusë në mosmarrëveshje opozitën e bashkuar.
“Ndryshimet kushtetuese vonuan marrëveshjet në opozitë. PDIU është konsoliduar në 5 qarqe. Do të ruaj peshën specifike të PDIU-së”,- shtoi ai.
Ndërkohë, sipas gazetës ‘Panorama’, Mediu kërkon që në listën e koalicionit opozitar të ketë dy emra brenda vijës fituese nga PR dhe pesë të tjerë në limitet.
Nga ana tjetër, Mediu dje prezantoi 36 kandidatët për Tiranën ndërsa aktualisht vëmendja është përqendruar re zyrtarizimi i formulës së koalicionit të PD me aleatët.
Në media, ai tha se pakti i koalicionit duhet të kryhet mbi bazat e peshës elektorale të çdo partie.
Ndërkohë aleati tjetër i PD, LSI, ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të dalë me listën e saj.