Flash News

Ditari i Opozitës

“Negociatori i Yuri Kim në zyrën time”, Berisha zbardh detajet e takimit pas 6 marsit: Më tha shtyje kandidimin

“Negociatori i Yuri Kim në zyrën time”, Berisha zbardh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur më shumë detaje nga takimi me një person të dërguar sipas tij nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha thotë se ka refuzuar të bëjë negociata, ndërsa ky person i kërkoi të shtyjë kandidimin për kryetar të PD.

“Kam patur kërkesa që të rikthehem nga amerikanët. Nuk kam tendencë të sulmoj ambasadoren Kim. Nëse në kundërshtim me një vendim gjykate, përpiqesh të caktosh kryetarë partie është e papranueshme për mua. Nuk kam bërë negociata, më erdhi një person se vinte prej saj, më tha vij direkt. I thuaj që na fton fakti të më bëjë mua me krahë për të kandiduar për kryetar partie”, u shpreh Berisha. 

Cfarë kërkonte negociatori?

Cilido të zgjidhja unë të ishte dhe ta shtyja për më vonë kandidimin. Refuzova kur më thanë të kthehet. Nuk e di pse e kërkoi shtyrjen.

Pse nuk i bëtë lëshim amerikanëve?

Jam sovranist.




 

 

Të fundit