Flash News

Ditari i Opozitës

Nënkryetari i PD: Rama në krah të Vuçiç për interesa personale

Nënkryetari i PD: Rama në krah të Vuçiç për

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi komentoi deklaratat e kryeministrit Rama në samitin e Brukselit, pas vendimit të BE për të mos çelë sërish negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Boçi tha se qeveria e Ramës nuk ka plotësuar 15 kushtet për tu çelur negociatat e integrimit në BE.

"Rama i ka marrë të gjitha pushtetet, i komandon të gjitha, dhe Presidencën tani. Nuk janë plotësuar 15 kushtet.

Rama del në krah të Vuçiç, nuk mbron pozitën e Shqipërisë, por të Serbisë e cila nuk ka të njëjtën situatë me ne, pasi është në prag të hapjes së kapitujve", tha ai. 

Më tej ai deklaroi se shikon një tendencë që për favore personale Rama nuk orientohet drejt Bashkimit Europian.

"Sjellja e tij është anti BE-së me mënyrën që menaxhon të gjitha gjërat", tha Boçi.

               

 

Të fundit