Flash News

Ditari i Opozitës

Nënkryetari i PL: 'Bashkë fitojmë', realitet që po mbështetet nga SHBA dhe BE

Nënkryetari i PL: 'Bashkë fitojmë', realitet që po

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho shprehet i bindur se koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ është një realitet që mbështetet nga institucione serioze ndërkombëtare siç e tregoi dhe takimi i sotëm me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glove.

Në një lidhje direkte për ‘Task Force’ në Syri Tv, Nesho është shprehur se në vizitën e sotme u thye propaganda pa vizion e rilindjes.

“Koalicioni “Së bashku fitojmë” është një realitet, është një alternativë dhe si e tillë të gjitha institucionet serioze në botë jo vetëm do të kenë kontakt, siç është rasti i përfaqësueses së ODIHR që do të vijnë për zgjedhjet në Shqipëri, por  dhe të gjithë institucionet e tjera i shikojnë me shumë vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri. 

 Nuk mund të përjashtohet asnjë njeri nga këto zhvillime, nga çdo përcaktim i bërë më përpara për arsye se çështjet e demokracisë i takojnë popullit shqiptar dhe kjo është një divizë e pranuar nga vet mësimet dhe zhvillimet historike si në SHBA ashtu edhe në BE. Me këtë vizitë u thye ajo propagandë e shfrenuar që deri tani ka mbajtur fjalën e rilindjes e cila nuk prodhon më as vizion, është e zhytur në një korrupsion të tejskajshëm, nuk mund t’i japi vendit asnjë alternativë tjetër por përpiqet me çdo mënyrë  që të kompromentojë kundërshtarin.

Mendoj që vet partia demokratike si partia më e madhe e opozitës, drejtuesja e frontit opozitar është tashmë një realitet në Shqipëri  dhe një realitet i tillë po pranohet dhe nga dita në dita nga të gjithë institucionet serioze ndërkombëtare , kancelaritë, qeveritë në vendet e BE-së dhe nuk mund të anashkalohet. Ky është një realitet që edhe në SHBA unë  e kam prekur vetë.”

Të fundit