Flash News

Ditari i Opozitës

“Nëse Berisha fiton Shkodrën, largohem nga politika”, Agron Kapllanaj humb ‘bastin’, por nuk mban fjalën: U nxitova!

“Nëse Berisha fiton Shkodrën, largohem nga politika”,

Kreu i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Fier Agron Kapllanaj deklaroi i sigurt para zgjedhjeve të 6 marsit se nëse koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ fiton bashkinë e Shkodrës, atëherë ai largohet nga politika.

Dje, zyrtarisht koalicioni e fitoi bashkinë e Shkodrës, duke bërë që Kapllanaj të humb bastin e tij gjatë një debati me deputetin  Belind Këlliçin, kryetarin e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike disa ditë më parë në Ora News.

Megjithatë, Kapllanaj ka tërhequr deklaratën e bërë para zgjedhjeve. Ai tha se nuk do ta japë dorëheqjen pasi ka thënë se deklarata e tij ishte e nxitur.

“Ka qenë një deklaratë e nxituar. Shkodrën nuk e kemi humbur, Shkodrën e ka fituar Sali Berisha Edi Rama dhe Tom Doshi, ka thënë Kapllanaj, kur u pyet nga gazetarët teksa hynte në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të thirrur nga Lulzim Basha. 

 

Të fundit