Flash News

Ditari i Opozitës

“Nëse dikush nga opozita është peng”, Meta: Rama s’do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit

“Nëse dikush nga opozita është peng”, Meta: Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi konferencën e parë për mediat për vitin 2023, ku foli edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit. Meta shprehur bindjen se opozita do të fitojë kundrejt socialistëve.

Meta u ndal edhe te bashkimi i focave nga radhët e opozitës. Ai tha se nëse ka ndonjë peng të Ramës në opozitë që do ta ketë të vështirë rrugën drejt bashkimit. Kjo deklaratë u duk si një mesazh për ata pak demokratë që refuzojne që opozita të dalë me një kandidat të vetëm, si Enkelejd Alibeaj.

“Mesazhi im ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim shumë të gjerë, edhe të gjithë faktorët e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që duan ndryshim dhe vuajnë pasojat e kësaj qeverisjeje.

Nuk i intereson shumë sigla por mbarëvatja e punëve të tyre dhe të gjitha shqetësimet e përbashkëta që kemi. Mesazhet edhe nga ana e zotit Berisha kanë qenë të qarta mbi gjithëpërfshirje bazuar mbi votë por edhe bazuar mbi vullnetin e qëllimit të përbashkët që është ç’kapja e shtetit.

Kushdo që e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz që është përgjegjës për varfërimin, krizën dhe shpopullimin padyshim që është mënyrën dhe e shpreh vullnetin për tu bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës do ta ketë të pamundur ta gjejë këtë rrugë. Për shqiptarët do të jenë kandidatët e shpopullimit, kukullat e Edi Ramës dhe kandidatët e ndryshimit”, tha Meta.

Ky i fundit theksoi se Edi Rama nuk do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit.

“Besoj se jemi shumë të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit do jetë e barabartë. Rama me ato afera që ka kryer do të pranonte një garë të barabartë e të mos pranonte shtetin e inkriminuar. Por jemi të sigurt se qytetarët shqiptarë do të japin përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit.

Nuk besoj se të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo qeveri në kundërshtim të qartë me të gjitha standardet demokratike do t’i kenë rezultatet që shpreson për arsyen se qytetarët e kuptojnë se çkapja e shtetit do t’i japë frymëmarrje. Do garantojë llogaridhënien që është përjashtuar dhe në çdo rast e dini që zgjedhjet e 14 majit janë tmerr për Ramën se e kontrollon 100%. Ai e di mirë që situata në 14 maj do jetë mesazh i fortë ndryshimi”, tha Meta.

 

Të fundit