Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse Meta s'do ishte më President, a do të qëndronit ende në krye të LSI-së? Përgjigjet Kryemadhi

Nëse Meta s'do ishte më President, a do të qëndronit

Nëse Meta nuk do të ishte më President, a do të ishit ju kryetare e LSI-së? Ka qenë kjo pyetja që i është drejtuar Monika Kryemadhit gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë”.

Edhe pse nuk ka qenë e qartë në përgjigje, Kryetarja aktuale e LSI-së pranoi hapur se do të rikandidojë për Kryetare në zgjedhjet e 21 nëntorit brenda partisë.

“Kryemadhi do të rikandidojë për kryetare të LSI-së në 21 nëntor me zgjedhjet një anëtarë një votë. Prej kësaj do të sjellim edhe votimin on-line të anëtarëve të Partisë të cilët do të kenë mundësinë të votojnë jo vetëm për delegatët e zonës por edhe kryetarin e partisë”, është shprehur Kryemadhi.

Të fundit