Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse opozita del me dy kandidatë? Duka: Qëndrojmë indiferent ose zgjedhim më të pëlqyerin

Nëse opozita del me dy kandidatë? Duka: Qëndrojmë indiferent

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me strukturat në Elbasan. Pas diskutimit, Duka foli për mediat lidhur me zgjedhjet lokale.

Duka tha se nëse opozita nuk del me një kandidat, aleatët do të qëndrojnë indiferentë ose do të mbështesin atë kandidat që është më i pëlqyeshëm.

Sipas Dukës, gjendja aktuale e maxhorancës do t’i ndihmojë për një rezultat më të mirë.

“Nëse dalin me një kandidat do i mbështesin, nëse dalin me dy kandidatë do qëndrojmë indiferentë. Ose do të mbështesim atë kandidat që është më i pëlqyeshëm. Kemi synime të marrim dy anëtarë të këshillave bashkiakë në Shqipëri. Konsumimi i maxhorancë do na ndihmojë për një rezultat të mrë por duhet edhe puna”, ka deklaruar Duka.

 

Të fundit