Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse opozita fiton zgjedhjet, kush do marrë Kryeministrinë? Kryemadhi e vendosur: E kam bërë të qartë, pavarësisht ç’mendojnë të tjerët

Nëse opozita fiton zgjedhjet, kush do marrë Kryeministrinë?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar se kush do të jetë Kryeministri nga radhët opozitare, nëse këta të fundit fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për “Kjo Javë” e pyetur se, kush do të ishte Kryeministri nëse rrëzojnë Ramën, Kryemadhi u përgjigj prerë “Basha”.

Sipas kryetares së LSI-së, kjo gjë është vendosur që kur partitë opozitare nënshkruan një marrëveshje në 23 prill për të bërë Bashën kryetar të Opozitës së Bashkuar.

“Unë e kam bërë të qartë që Basha është përfaqësues i opozitës për t’u bërë Kryeministër, dhe së bashku me partitë e tjera opozitare kemi nënshkruar një marrëveshje në 23 prill në 2019 dhe kjo gjë është shumë e qartë, pavarësisht si mendojnë njerëzit. Opozita me ndryshimet e Kodit Zgjedhor normalisht që do të ketë rolin e vetë”, është shprehur Kryemadhi.

Të fundit