Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse PS do të propozonte Ardian Dvoranin për President? Komenti i Berishës

Nëse PS do të propozonte Ardian Dvoranin për President? Komenti i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ritheksoi se nuk do ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, por do të votojnë  kundër kandidaturës së socialistëve.

Sipas tij, Rama duhet t’i jepte mundësinë opozitës së vërtetë për të propozuar Kreun e ri të Shtetit dhe të mos zhvillonte lojë, referuar bisedimeve me Enkelejd Alibeajn.

Në konferencën që zhvilloi për mediat, Berisha e krahësoi Ramën me Lukashenkon e Bjellorusisë.

“Nuk i njohim të drejtë Edi Ramës për të propozuar Presidentin e Republikës duke pasur parasysh masakrën zgjedhore që bëri me armatën e patronazhistëve, me përdorimin e segmentëve të shtetit në fushatë. Me përdorimin e Dummanëve dhe bandave të krimit në katër anët e vendit. Rrugëzgjidhja e vetme do të ishte një President i propozuar nga opozita.

Edi Rama në vend të kësaj praktike që është ndjekur në situate të tilla, zgjodhi lojën me kukulla dhe pseudo opozitë që mund të quhet si shpifësirë politike. I kaloi raundet me gjasme që po pres nga opozita. Manipuloi në mënyrë të paskrupullt dhe tani mbledh kryesinë për të komunikuar presidentin dhe për të marrë 100% të pushtetit.

Si Lukashenko. Nesër do të quhet në mbarë Europën si Alekandër Lukashnko Biss. Kjo është një detyrë urgjente e Partisë Demokratike që t’i japë Edi Ramës përgjigjen e merituar në kohën më të shkurtë. Nesër do të jemi në seancë për të votuar kundër”, tha Berisha.

Ky i fundit u pyet për një koment nëse PS do të propozonte emrin e Ardian Dvoranit për President.

Pyetje: Nëse Rama propozon sot Ardian Dvoranin, si President, që SHBA e ka quajtur dhe “kampion i drejtësisë”?

Berisha: Presidenti nuk zgjidhet këtu per ndonje shtet te SHBA, Presidenti zgjidhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsionin është Dvorani i partisë.

 

Të fundit