Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse Rama nuk njeh PD-në? Hoxha: Punë e madhe, Berisha është i vetmi që bashkon të djathtën

Nëse Rama nuk njeh PD-në? Hoxha: Punë e madhe, Berisha

Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike më 22 maj. Berisha u rizgjodh kryetar me 99.9% të votave.

Lisandër Hoxha, i ftuar në studion e Abc News, u shpreh se ishte e pamundur që në krye të PD të zgjidhej dikush tjetër, pasi Berisha është i vetmi që mund të bashkojë të djathtën.

“Ne e zgjodhëm Berishën me votë. Ishte e pamundur që dikush tjetër të zgjidhej në krye të PD. Se ai e nisi lëvizjen politike, me 30 vetë. I vetmi person që bashkon të djathtën në këtë moment.  Nëse nuk do të hynte për bashkimin e të djathtës, sot do të kishim 6 të djathta”, tha Hoxha.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse Edi Rama nuk i njeh me Berishën në krye, Hoxha tha se me rëndësi është t’i njohin shqiptarët.

“Nëse nuk të njeh Edi Rama, punë e madhe. Ka marrë fund marrëveshja me Ramën. Ne duam të na njohin shqiptarët,” u shpreh Hoxha. 

Të fundit