Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër gjyqi i Apelit, Vokshi thirrje socialistëve: Larg duart nga flamuri dhe vula e PD

Nesër gjyqi i Apelit, Vokshi thirrje socialistëve: Larg duart nga

Deputetja demokrate Albana Vokshi i ka bërë thirrje socialistëve të qëndrojnë larg gjyqit të PD-së në Apel, seancë e cila do të zhvillohet nesër.

Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi kërkoi që maxhoranca të mbajë duart larg flamurit dhe vulës së PD-së, teksa tha se PS po tenton të ndikojë te drejtësia me të gjitha mënyrat.

“Po mundoheni që të ndikoni drejtësinë në të gjitha mënyrat, keni kaq vite madje që loboni te drejtuesit e FBI-së për ta mbajtur peng opozitën. Tani po mundoheni të kontrolloni vendimin e Gjykatës. Larg duart nga PD, larg duart nga flamuri i PD dhe vula. PD është shtëpia jonë dhe do e mbrojmë atë me çdo kosto. Larg duart nga PD”, tha Vokshi.

Të fundit