Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha fton Lulzim Bashën: Të gjithë le të vijnë!

Nesër Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha fton Lulzim Bashën: Të

Kur na ndajnë edhe pak orë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga delegatët pas ftesës së ish kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit i ka bërë thirrje edhe kryedemokratit Lulzim Basha që të jetë i pranishëm.

Përmes një lidhje live nga Facebook, Berisha ka ftuar Bashën dhe deputetet e PD-së për të qenë pjesë në këtë Kuvend.

“Unë ftoj të themi dhe kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD-së, të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në Kuvendin e rithemelimit të forcës politike. Mungesa e tyre nuk i përjashton nga kontributet e tyre në të ardhshmen”, tha Berisha.

 

Të fundit