Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër mbahen primaret/ Zbardhen emrat e kandidatëve të Berishës për 6 bashki

Nesër mbahen primaret/ Zbardhen emrat e kandidatëve të

Komisioni i  Rithemelimit do të mbajë nesër primaret në 6 bashkitë pa kryetar, për të zgjedhur kandidatët që do t’i përfaqësojnë më 6 mars.

Komisioni ka zbardhur emrat e kandidatëve që do të votohen nesër në primare në bashkitë e Dibrës, Shkodrës, Lushnjes, Vorës, Durrësit dhe Rrogozhinës. Ajo çka bie në sy është mungesa e emrit të Voltana Ademit në listën e kandidatëve të Shkodrës.

Më herët, në media qarkulloi lajmi se Ademi ishte tërhequr nga gara për zgjedhjet e pjesshme vendore. Për Shkodrën, në garë është ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia.

Dibër
Behar Dema, ekonomist
Dafina Muda, psikologe
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Durrës
Ardian Muka, inxhinier urbanist
Silvja Gjepali, IT

Lushnje
Arben Zaimi, jurist-avokat
Elton Bano, jurist-avokat
Eurion Iljazi, arsimtar 
Indrit Qerimi, arsimtar

Rrogozhinë
Eqerem Deliu, ekonomist
Hajrulla Tafa, arsimtar
Hekuran Xhani, mjek veteriner
Sokol Gosa, arsimtar
Vladimir Manushi, mjek dentist 

Shkodër
Alfred Koçobashi, jurist
Arben Maliqi, jurist
Astrit Bushati, jurist
Bardh Spahia, mjek
Irena Shestani Shala, ekonomiste
Irma Kopliku, pedagoge matematike

Vorë
Luan Beta, inxhinier
Lulzim Vrana, ekonomist

Të fundit