Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër mbledhje pa kuorum? Alibeaj: S’ngelem peng i numrave; Mbetem kryetar grupi, s’më ka shkarkuar askush

Nesër mbledhje pa kuorum? Alibeaj: S’ngelem peng i numrave; Mbetem

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detaje pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD në selinë e PD.

Alibeaj u shpreh për gazetarët se gjatë mbledhjes së ditës së nesërme në Konferencën e Kryetarëve nuk do të ketë asnjë negociatë dhe se draft i propozuar nga grupi parlamentar i PD-së nuk është përfundimtar.

I pyetur lidhur me mbledhjen e nesërme, nëse do të jetë një mbledhje pa kuorum, Alibeaj  tha se nuk mbetet peng i numrave.

Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekmarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një proces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë.

E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj.

Pas pyetjes së gazetarëve se ai është shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar në Kuvendin e 30 prillit, Alibeaj tha se nuk e njeh atë vendim.

“Mua nuk më ka shkarkuar askush. Ose më saktë, më kanë shkarkuar disa herë. Unë jam kryetari i grupit parlamentar dhe nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt. I njoh mirë procedurat, unë kam bërë tani që të gjithë deputetëve t’u jap komoditet për të dhënë një vendim.

Kjo është detyra e kryetarit të grupit. Kryesia e grupit u mblodh me kërkesë të deputetëve, u mblodhëm të shtunën. E patë që për një arsye dhe një tjetër nuk erdhën. Sot bëmë kërkesë tjetër, nuk do lodhemi duke bërë këtë gjë. Durim se do arrijmë qetësinë dhe objektivitetin në këtë proces”, tha Alibeaj.

Të fundit