Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve, Bardhi: Peleshi ia ka dhënë dosjen Belindës, neve jo

Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve, Bardhi: Peleshi ia ka

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha për mediat se anëtarët e Këshillit nuk janë njohur me provat e dorëzuara nga SPAK në Kuvend. Ai akuzoi Niko Peleshin se po i mban të fshehura aktet.

“Anëtarët e Këshillit të Mandateve nuk janë njohur me provat. Ne si deputetë nuk na është vënë në dispozicion materialet e Këshilli të Mandateve. Urdhri nuk i ndalon deputetët që të njihen me këto të dhëna. Niko Peleshi bën të kundërtën, Balluku ka marrë dosjen, ne jo. Deputetët që do të shqyrtojnë rastin, nuk lejohen që të njihen me dokumente, Ky proces ka nisur me shkelje të rëndë. Peleshi do të duhet t’i pajisi deputetët me informacionin e sjellë nga SPAK. S’ka ‘sekret’ as në kërkesën e Prokurorisë dhe as në relacionin e tij. I ka shpallur sekret Peleshi. Edhe për tenderin e Llogarasë, urdhëruesi është Rama dhe Balluku është bashkëpunëtore, por dhe për tenderat e tjerë, të Unazës dhe të rrugëve të Shqipërisë, firmat fituese i ndante Rama në bashkëpunim me Ballukun dhe Berberin”, tha ai.

Të fundit