Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër mblidhet Kuvendi/ Bardhi thirrje deputetëve të PD: Do paraqesim faktet për farsën elektorale të 11 majit

Nesër mblidhet Kuvendi/ Bardhi thirrje deputetëve të PD: Do
Pas një pauze disa javore për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve vendore, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet nesër punimeve parlamentare. Seanca plenare do të nisë në orën 12:00, ndërsa më herët, në orën 10:00, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Në këtë Konferencë pritet të diskutohet kalendari i punimeve për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025, që do të përfshijë raportimet vjetore të institucioneve publike, përfshirë edhe ato të sistemit të drejtësisë.

Në prag të kësaj seance, Gazment Bardhi, një nga drejtuesit e Partisë Demokratike, ka shpërndarë një mesazh për deputetët e opozitës, duke i ftuar të jenë të pranishëm dhe të përgatitur për të denoncuar atë që ai e quan “farsë elektorale”.

“Të nderuar kolegë,
Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”, – shkruan Bardhi në mesazhin e tij.

Të fundit