Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër opozita protestë në Strasburg, 30 deputetë të PD do protestojnë para Parlamentit Europian

Nesër opozita protestë në Strasburg, 30 deputetë të PD

Të mërkurën, më 23 tetor, për herë të parë, 30 deputetë të opozitës shqiptare do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg, në të njëjtën ditë kur ky institucion mblidhet në seancë plenare.

Sipas raportimeve deputetët do të ndahen në dy grupe: njëri grup do të zhvillojë takime me eurodeputetë brenda Parlamentit Europian për t’i informuar mbi situatën e opozitës në Shqipëri, ndërsa grupi tjetër do të qëndrojë jashtë, duke protestuar me pankarta.

Kjo lëvizje synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve europiane ndaj çështjeve që opozita e konsideron si padrejtësi, përfshirë përjashtimet nga Kuvendi, kërkesat për një qeveri teknike dhe dënimet ndaj përfaqësuesve të saj, si Sali Berisha dhe Ervin Salianji.

Deputetët kërkojnë sensibilizim ndërkombëtar për kauzat e tyre dhe mbështetje për përmirësimin e gjendjes politike në vend.

Të fundit