Flash News

Ditari i Opozitës

Sot protesta e opozitës, Lela: Të gjithë skenarët janë në lojë

Sot protesta e opozitës, Lela: Të gjithë skenarët janë

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela akuzoi kryeministrin Edi Rama se vepron për interesa personal dhe të grupit të tij, duke anashkaluar qytetarët.

Në një intervistë për Syri TV Lela theksoi se opozita është duke diskutuar të gjitha skenarët për protestën e nesërme, e cila sipas tij do të shfaqë diversitet në format dhe mënyrën e organizimit, duke vijuar serinë e protestave që nisi që në fund të dhjetorit.

"Sa i takon kundravajtjeve të të Ramës në raport me, me popullatën, me qytetarët, unë mendoj që kjo shpjegohet nga i vetmi qëllim që Rama ka patur dhe ka, që është ai i pushtetit personal dhe të grupit me çdo kusht, pavarësisht, pavarësisht qytetarëve.

Sa i takon protestës nesër, unë nuk kam, nuk kam ndonjë skenar për t'ju thënë, sepse të gjithë skenarët janë në lojë. Dihet tashmë që është e disata, pra është, protesta e nesërme është në serinë ose në stinën e protestave, e cila ka nisur që në fund të të dhjetorit dhe opozita, Partia Demokratike si partia kryesore e opozitës, është duke i diskutuar të gjithë skenarët dhe të gjithë skenarët janë në, janë në sofër, janë në tavolinë për protestën e nesërme.

Ju e keni parë, e keni ndjekur, protestat kanë marrë trajta të ndryshme, sidomos këto dy herët e të fundit, pra, kanë dalë nga forma me të cilën nisën, që ishte demonstrimi në bulevard, skena, fjalimet, dhe kanë marrë një formë tjetër, por as forma e parë dhe as e dyta nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë.

Mund të thuhet, ajo që mund të thuhet me siguri është që diversiteti do të jetë natyra e re e nesërme dhe në vijim e protestave të opozitës.

Shiko, motivet i inkuadrove ti vetë duke cituar atë që kishte thënë Abilekaj në intervistë. Motivet janë krejt të kundërta të atyre që ka Rama. Dhe kryemotivi që del nga këto motive është që qeveria në Shqipëri të jetë e tillë, pra të jetë një qeveri e një grupi, e një force, që përfaqëson interesin, interesin e qytetarëve’, u shpreh Alfred Lela. 

Të fundit