Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protesta e opozitës para Bashkisë, Këlliçi: Veliaj të largohet, hajdutët e kanë vendin në burg!

Nesër protesta e opozitës para Bashkisë, Këlliçi:

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD ka bërë thirrje për pjesëmarrje nesër në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Përmes Facebook, ai shkruan se pronari faktik i inceneratorit fantazmë, duke nenkuptuar Erion Veliajn, dhe kreu i bandës 5D duhet të largohet një orë e më parë nga zyra e kryetarit të bashkisë.

"Miqtë e mi,
Shihemi sërish në protestë nesër, e enjte, 18 korrik, ora 11:00, para Bashkisë Tiranë.
Pronari faktik i inceneratorit fantazmë dhe kreu i bandës 5D duhet të largohet një orë e më parë nga zyra e kryetarit të bashkisë.
Çdo orë që ai kalon në zyrë, është një shans më shumë për këtë hajdut për të prishur provat dhe zhdukur dokumentat që e implikojnë drejtpërdrejtë në vjedhjen permanente të qytetarëve të Tiranës.
Hajdutët janë të gjithë njëlloj dhe të gjithë e kanë vendin në burg! Pikë", shkruan Këlliçi. 

 

Të fundit