Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protesta e PD, Noka: Do paralizojmë jetën politike dhe sociale

Nesër protesta e PD, Noka: Do paralizojmë jetën politike dhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka foli lidhur me paralajmërimin e policisë së shtretit sot ndaj protestës së opozitës se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe do të shoqërohet me procedime penale. 

I ftuar në 'Now', Noka u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë, por mosbindje civile që ka për detyrë të paralizojë jetën politike dhe sociale të vendit deri në krijimin e qeverisë teknike. 

Noka: Opozita është në mosbindje civile, kujt ja recitojnë këto vjersha këta? Ne nuk jemi në protestë, jemi në mosbindje civile, nuk më intereson çfarë reciton regjimi. Jam në mosbindje civile, vepër penale është të vjedhësh, vepër penale është të vjedhësh portin e Durrësit, jam në mosbindje civile, kam detyrë të paralizoj jetën politike dhe sociale të vendit deri në gjunjëzimi e këtij regjimi. 

 

Të fundit