Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Të përmbysim regjimin antishqiptar

Nesër protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga konferenca e përjavshme me gazetarët se nesër në protestën kombëtare, qytetarët shqiptarë do të njihen edhe me alternativën antikrizë të PD-së dhe opozitës.

Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve pa marr parasysh forcën që mbështesin, t’i bashkohen protestës. Kryedemokrati tha se protesta do të jetë një lëvizje e fuqishme me synim përmbysjen e regjimit antishqiptar.

“Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës. Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër.

Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.

Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se zemërimi, revolta dhe padurimi i qytetarëve do të kulmojë nesër në protestë.

“Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në ora katër të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më, armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta”, tha Berisha.

 

Të fundit