Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protesta para Parlamentit, Bardhi porosit deputetët: Dua angazhim maksimal

Nesër protesta para Parlamentit, Bardhi porosit deputetët: Dua

Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD.

Në fjalën e tij nga selia blu, Bardhi porositi deputetët për protestën që do të mbahet nesër në orën 10:00 para Parlamentit.

Demokrati ka kërkuar angazhim maksimal të deputetëve dhe vendosmëri kundër qeverisë çdo ditë.

“Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion”, deklaroi Bardhi.

Të fundit