Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protesta për mbylljen e TikTok, Berisha: Rama censuron, do ta rikthejmë në datën 12

Nesër protesta për mbylljen e TikTok, Berisha: Rama censuron, do ta

Opozita do të mbajë nesër protestën kundër mbylljes së TikTok, vendim që qeveria shpalli disa ditë më parë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi nga konferenca me gazetarët në selinë blu se nesër do të protestohet kundër censurës së Edi Ramës.

Kryedemokrati u bëri thirrje të rinjve të ngrihen në repsekt të fjalës së lirë, ndërsa siguroi se do ta rikthejnë aplikacionin në datën 12 maj.

“Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, deklaroi Berisha.

Të fundit