Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protestë para bashkisë, Balliu: Tirana me Erion Veliajn është në rrezik, duhet shpëtuar

Nesër protestë para bashkisë, Balliu: Tirana me Erion Veliajn

Banorët e Tiranës që kanë humbur banesat apo që rrezikojnë t’i humbin do të dalin nesër në protestë para Bashkisë së Tiranës në orën 19:00.

Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha një intervistë për RTV Ora se demokratët do t’i mbështesin protestat e qytetarëve. Balliu theksoi se Tirana me Veliajn është në rrezik dhe se për interesat e tij në disa zona të kryeqytetit po shkatërrohen banesat e qytetarëve.

“Qytetarët në Tiranë kanë kërkuar një protestë në rrjete sociale dhe patjetër PD do ti mbështesë. Protesta ka të bëjë me prishjen, shkatërrimin dhe vjedhjen e pronës së qytetarëve nga ana e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë.

Përkatësisht në zonën e Shkozës, Kodra e Priftit, Lapraka, Unaza, Lana, Babrruja ku për interesa të pallateve të Erion Veliajt po shkatërrohen shtëpitë e qytetarëve duke devijuar projekte siç kanë bërë në rastin e Lanës, kanë devijuar lumin e Lanës vetëm, për ti hapur rrugë një pallati.

Aty i kanë vjedhur rreth 1300 metra katrorë një pronari që e ka atë pronë prej 100 vitesh. Shkatërrimet po bëhen pa asnjë shpërblim. Mund të marrësh pronën por duhet të japësh dëmshpërblimin me çmimin e tregut. Asnjë qytetar nuk është kundër projekteve janë kundër vjedhjes së shtëpive të tyre.

Të thuash se unë nuk të njoh shtëpinë se je në proces legalizimi dhe ta bllokosh procesin e legalizimit se do bësh pallatin është vjedhje. Këta qytetarë që flasim janë votues, por a mund të jesh votues nëse nuk ke pasaportizimin, a mund të bësh pasaportizimin nëse nuk ke shtëpi?

Të protestosh kundër Erion Veliaj është një detyrim ndaj kryeqytetit për të shpëtuar kryeqytetin. Tirana me Erion Veliaj aty është në rrezik dhe duhet shpëtuar. Do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhje”, tha Balliu.

Të fundit