Flash News

Ditari i Opozitës

Nesho: Berisha u ringrit i vetëm përballë presionit ndërkombëtar dhe regjimit. PD drejt konsolidimit të plotë

Nesho: Berisha u ringrit i vetëm përballë presionit

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si edhe rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD.

Në një intervistë në emisionin Frontline në Neës24, Nesho thotë se Berisha gjeti forcën për tu ringritur ndaj një çështje që nuk ekzistonte dhe po ashtu edhe ndaj një keqqeverisjes.

Qeverisja duke qenë e konsumuar u përpoq të shkatërronte opozitën. Një goditje që mori përkrahje jo vetëm nga propaganda e brendshme por edhe segmente të jashtëm.

Është një betejë legjendare që të ngrihesh i vetëm ndaj një presioni kaq të madh, presion që kishte të bënte me partnerë strategjike. pra ishte një ringritje shumë e fortë që tregonte se edhe vetë akuzat ndaj Berishës nuk qëndronin.

Vetë doktor Berisha gjeti forcën për tu ringritur ndaj një çështje që nuk ekzistonte dhe po ashtu edhe ndaj një keqqeverisjes”, tha Nesho.

I pyetur se kur mendon se do të ketë një PD të bashkuar, Nesho tha se partia po shkon drejt konsolidimit të plotë.

“Mendoj që PD sidomos pas ngjarjeve të fundit, tregoi që PD është drejt konsolidimit të plotë që ka një objeksion në opozitë shumë të qartë që ka luftën e saj të rëndësishme.

Mendoj që është detyra e tyre të pranojnë një realitet të ri të pakontestueshëm. Diferencë e bën vizioni për të ardhmen dhe vlerë ka se kush është qëllimi kryesor i opozitës.

Ne jemi entuziastë që reforma të ketë mundësi të funksionojë por regjimi duke kapur shtetin nuk lejon që të veprojë. Një regjim autokratik nuk mund të pranojë pushtete të pavarura dhe të pakontrolluara”, u shpreh Nesho.

 

Të fundit