Flash News

Ditari i Opozitës

Nesho kritikon vizitën e Ramës në Londër: Më shumë show politik sesa diplomaci

Nesho kritikon vizitën e Ramës në Londër: Më shumë

Ambasadori Agim Nesho komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Londër, duke e cilësuar atë si një performancë më shumë politike sesa diplomaci shtetërore.

Duke folur në Syri tv,  Nesho tha se Rama u përpoq të paraqitej si lider me ndikim rajonal, por në fakt shfaqi politikë klienteliste dhe u përfshi në debate të brendshme britanike, duke kritikuar Brexit dhe politikat e emigracionit, dy tema kyçe të fushatës zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Rama paraqiti një lider të një vendi të vogël që bën politikë klienteliste, ndërhyn në punët e brendshme dhe përdor debate politike për të shërbyer axhendave të partive të tij. Kritikat ndaj Brexit dhe çështjes së emigracionit ishin mesazhe të drejtpërdrejta politike, jo diplomatëike,” tha Nesho.

Ambasadori theksoi gjithashtu se Rama u shfaq si një showman që kërkonte vëmendje, veprime të cilat u dalluan veçanërisht kur u krahasua me kolegun e tij nga Mali i Zi, i cili me urtësinë e një burri shteti e hodhi poshtë disa herë argumentet e Ramës.

Kur u diskutua për futjen në BE dhe barazinë me vendet e tjera, kryeministri i Malit të Zi u shpreh qartë se duke dhënë një pjesë të sovranitetit, vendet aspirante kanë të drejtën të jenë të barabartë. Kjo nuk iu pëlqeu Ramës. Ai u tregua sipërfaqësor dhe i papërgatitur për debatin serioz mbi politikën e jashtme të vendeve aspirante,” shtoi Nesho.

Të fundit