Flash News

Ditari i Opozitës

Nesho: Rama ka lidhje me Rusinë, po orientohet drejt lindjes

Nesho: Rama ka lidhje me Rusinë, po orientohet drejt lindjes

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho deklaron se kryeministri Edi Rama ka lidhje me Rusinë.

Në një intervistë për Euronews Albania , ai tha se Rama po orientohet drejt lindjes me politikat e tij dhe qeverisjen.

“Bashkëpunimi për të kthyer shtetin ligjor, bashkëpunimi për të ndaluar tendencat e kësaj qeverie për të shkarë drejt lindjes, siç po bën bashkëpunimi i zotit Rama, si në fushën politike duke ndarë projekte të cilat janë tepër të lidhura dhe me interesat ruse dhe kineze në Ballkan, por dhe nga ana e abuzimeve financiare për të investuar nga vendet jo europiane në Shqipëri, siç është projekti i Durrësit apo projekte të tjera strategjike.

Këto shihen si politika jo pro amerikane dhe kjo është esenca që ne kërkojmë që ta ndryshmojmë. Për shembull çështja e investimeve strategjike është një nga çështjet që opozita e bashkuar po e shikon si një nga pikat që kur të vijë në pushtet do t’i garantojë së bashku me transparencën dhe llogaridhënien për investimet e huaja,” – u shpreh Nesho.

 

Të fundit