Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus, Nesho: Tre veprimet që kompromentojnë Bashën

Financimi rus, Nesho: Tre veprimet që kompromentojnë Bashën

Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende të botës, mes tyre edhe 500 mijë dollarë që i janë dhënë Lulzim Bashës. Kjo ishte deklarata e një zyrtari amerikan.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho listoi në studion e ‘Opinion’ tre veprimet që e kompromentojnë Bashën në financimin që Rusia ka bërë për politikanët.

“Neve pa i rënë në qafë njeriu kjo do dalë në dritë, janë dy palët që do e zgjidhin, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë alarmin për influencën e Rusisë në Ballkan. Unë them vetëm një gjë që veprimet e tij pas 17-ës e komprometojnë në një farë mënyre. Sepse bëri tre veprime që fuqizoi çështjen e pushtetit të njëanshëm të zotit Rama. Të cilët ishin, kapja e drejtësisë, ikja nga parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale”, tha Nesho.

Të fundit