Flash News

Ditari i Opozitës

Nga analiza e 6 marsit te statuti/ ‘Rithemelimi’ shtyn Kuvendin Kombëtar më 30 Prill

Nga analiza e 6 marsit te statuti/ ‘Rithemelimi’ shtyn Kuvendin

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 30 Prill. Kuvendi i shte planifikua të mbahej më 22 mars.

Rithemelimi njofton se mbledhja e kuvendit do të bëhet për të bërë një analizë të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, për nisjen e procesit te riorganizimit të strukturave të degëve në 6 bashki, si dhe për përmbylljen e procesit statutor.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Të fundit