Flash News

Ditari i Opozitës

Nga e para në Primare, në listë të hapur, Tabaku: E dija, ma tha Berisha dy ditë para

Nga e para në Primare, në listë të hapur, Tabaku: E dija, ma

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka treguar prapaskenat e diskutimeve që saj me kryedemokratin Sali Berisha para hartimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

E ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut, ajo tha se ishte në dijeni dy ditë para publikimit të listave në mbledhjen e Kryesisë se do të ishte në listë të hapur, edhe pse u rendit e para në procesin e primareve në Tiranë.

"Unë pata një vlerësim dhe përtej kësaj primaret i bëjnë mirë PD. 

Unë nuk e kam betejën me askënd në partinë time por me kundërshtarin. Është fjala për të zgjedhur një përfaqësues për parlamentin. 

Nuk e mora vesh në mbledhje kryesie që do isha në listë të hapur, isha e shkarkuar nga diskutimi. Kisha dy ditë që e diskutonim me Berishën", u shpreh Tabaku ndër të tjera. 

 

Të fundit